Aktualitet

Kokainë dhe lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona në Kukës (EMRAT)

15 Mars 2021, 08:48 Nga DOSJA
Kokainë dhe lojëra fati në lokal, arrestohen 5 persona në

KUKËS– Policia e Kukësit ka vënë në pranga 5 persona pasi ndodheshin në një lokal jashtë orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ata kishin në lokal lojëra fati, pokeri dhe kokainë.

Në pranga kanë shtetasit Artan Shehu, Bekim Petku, Qazim Axhami, Pëllumb Veseli. Policia vijon veprimet procedurale, teksa materialet i janë referuar prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore se në një lokal në qytetin e Kukësit konsumohej lëndë narkotike dhe organizoheshin lojëra të palejuara, kanë organizuar punën dhe si rezulatat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. V., 25 vjeç, Q. A., 28 vjeç, B. P., 29 vjeç, V. Sh., 32 vjeç dhe A. SH., 38 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në qytetin e Kukësit, gjatë orarit të karantinës, në lokalin në përdorim nga shtetasi P. V., ndodheshin edhe 4 shtetasit e tjerë, të cilët në momentin kur kanë hyrë punonjësit e Policisë, kanë hedhur në dysheme, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi P. V. ushtronte aktivitet tregtar të palicencuar në lokalin e tij që e kishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një valixhe me fisha të ndryshme, letra bixhozi dhe një tavolinë që shërben për të luajtur bixhoz. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne kukes artan shehu bekim petku pellumb veseli qazim axhami arrestohen 5 persona ne kukes artan shehu bekim petku pellumb veseli qazim axhami

Sondazh

Poll