Bota

AstraZeneca publikon rezultatet: Kemi vaksinuar 17 milion njerëz, asnjërit nuk i ka shkaktuar mpiksje gjaku 

15 Mars 2021, 07:32 Nga DOSJA
AstraZeneca publikon rezultatet: Kemi vaksinuar 17 milion njerëz,

ANGLI- Kompania farmaceutike, AstraZeneca ka publikuar një rishikim të të dhënave të vaksinës së saj anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas AstraZenecës nga 17 milion persona të vaksinuar në Bashkimin Evropian si dhe në Mbretërinë e Bashkuar asnjë rast nuk ka treguar prova të mpiksjes së gjakut. Rishikimi i vaksinës është bërë për shkak të disa vendeve të cilët pezulluan vaksinimin me të, për shkak të rrezikut të mpiksjes së gjakut. Vendi i parë që ka raportuar mpiksje gjaku nga vaksina është Danimarka.

Ndërkohë që më parë EMA ka deklaruar se 30 rastet e mpikjes së gjakut, vdekjeve dhe efekteve të tjera që vaksina mund të ketë, është shumë i ulët në raport me benefitet që ajo ka. Ndërkohë që vetë kompania ka pranuar se ka pasur 15 raste të raportuara me trompozë të venave dhe 22 raste të embolisë pulmonare në mesin e atyre që kanë marrë vaksinat, dhe në lidhje me këto ka thënë se janë një numër shumë i vogël.

“Monitorim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave në dispozicion të sigurisë së më shumë se 17 milion individëve të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Nuk ka asnjë provë të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë në ndonjë grup moshë të caktuar, gjini, grup (vaksinë) ose në ndonjë vend. Ne jemi duke rishikuar nga afër raportet, por duke pasur parasysh numrin e madh të dozave të administruara dhe frekuencën në të cilën mpiksjet e gjakut mund të ndodhin natyrshëm, provat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina është shkaku,” tha kompania.

Autoritetet në Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Islandë, Itali, Estoni dhe Hollandë kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të mpiksjes së gjakut. Autoritetet Shëndetësore të Barnave e kanë konsideruar të sigurtë vaksinën, ndërkohë që është hapur një hetimi nga ana e tyre për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 21:39

Kosova, vendi pa asnjë gazetë të shtypur

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer...