FOTO/ Zgjedhja e Presidentit, Kurti dhe Osmani takim me krerët e PDK-së dhe AAK-së, LDK-ja refuzon ftesën, Hoxhaj: U kërkua
15 Mars 2021, 07:51Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisin ditën e sotme takimet me krerët e partive të tjerë në Kosovë për çështjen e Presidentit. Takimi i parë në rend ditë i Kurtit dhe Osmanit ka nisur rreth orës 11:15 me Kreun e PDK-së Enver Hoxhajn dhe sekretarin e partisë Uran Ismaili.
Pas takimit Hoxhaj ka thënë se ishte shumë konstruktiv dhe se më e rëndësishme për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e Presidentit janë parimet se sa personi. Hoxhaj gjithashtu ka thënë se Kurti dhe Osmani i kanë kërkuar që PDK-ja të qëndrojë në kuvend në momentin që të vendoset qeveria dhe të zgjidhet presidenti, ndërkohë që ky i fundit i ka thënë se ky vendim do të merret nga kryesia e PDK-së.
Rreth orës 13:40 ka nisur takimi mes Kurtit, Osmanit dhe Kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në takim gjithashtu ka marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi. Ndërkohë që Haradinaj, 30 minuta pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, do të thërras kryesinë e partisë që drejton në mbledhje.
I vetmi që nuk ka pranuar takimin me Kurtin dhe Osmanin është Kreu i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin dhe Osmanin në ditën e parë të detyrës, por është shprehur i gatshëm që takohet ditën e premte.
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Kompania farmaceutike, AstraZeneca ka publikuar një rishikim të të dhënave të vaksinës së saj anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas AstraZenecës nga ...
KOSOVË- Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka komentuar vendosjen e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me anë të një postimi në Fa...
Me një shumicë prej 492 pro ndaj 141 votave kundër dhe 46 abstenimeve, eurodeputetët në Bruksel votuan në favor të një rezolute për ta shpallur Bashkimin Evropi...
ITALI– Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve një pjesë e madhe e rajoneve në Itali do të rimbyllen duke filluar nga sot (15.03). Në zonat në fjalë bëjnë...
ROMË– Insitutit Kombëtar të Shëndetit në Romë i është vënë flaka mbrëmjen e djeshme, pak para nisjes së karantinës.Ndaj godinës është hedhur lëndë dj...
KOSOVË- Kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpallur ditën e sotme ish-kreun Isa Mustafa si kryetar nderi. Lajmin e ka bërë t...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të shtunën se do të shkojë në Azi për të konsodoliduar bashkëpunimin me aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe forc...
Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara urdhëroi të shtunën një agjenci për emergjencat që zakonisht u përgjigjet përmbytjeve, stuhive dhe ka...
Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer...