Bota

Buzhala: LDK e dha provimin e saj, Abdixhiku ishte zgjedhja më e mirë  

15 Mars 2021, 07:17 Nga DOSJA
Buzhala: LDK e dha provimin e saj, Abdixhiku ishte zgjedhja më e

KOSOVË- Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka komentuar vendosjen e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Buzhala ka shkruar se LDK-ja ka bërë zgjedhjen më të mirë me vendosjen në detyre të Lumir Abdixhikut. Buzhala gjithashtu ka shkruar edhe për Lutfi Hazirin, i cili pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe uroi kryetarin e ri të LDK-së. Ai gjithashtu është shprehur se PDK-ja duhet që të bëjë të njëjtën gjë nëse do të ekzistojë si parti.

Postimi i plotë:  

Lumiri i duhet Kosoves dhe demokracise tone. Lidhja Demokratike e Kosoves e dha prape provimin. Pas nje humbje te rende ne zgjedhjet e 14 shkurtit, ky subjekt politik tregoi nivel te larte te demokracise dhe pergjegjesise. Ne nje gare korrekte, duke pasur disa kandidate, LDK, per mendimin tim e zgjodhi me te mirin prej radheve te veta. Lumir Abdixhikun. Sipas meje, fitues ishte edhe Lutfi Haziri, qe me sportivitet, lojalitet dhe disipline te rralle, e pranoi rezultatin. Pra, LDK, ndonese e mundur ne zgjedhje, fitoi pas zgjedhjeve. I hapi rrugen vetes per t’u transformuar ne nje subjekt modern, te shekullit 21, pro perendimor, pro ekonomi te tregut te lire. Une vazhdimisht kam thene qe LDK eshte partia me demokratike ne vend. LDK as ne fillim e as tash nuk e ka kryetarin pronar te vetin, sic eshte rasti me subjektet tjera. Perballe LVV dhe Albin Kurtit, Kosova ka nevoje qe te krijoje polin tjeter politik. Ate qe e balancon 50 perqindshin fitues. Ka nevoje per polin qe ruan demokracine dhe lirine. Me Lumirin, me qasjen qe ai e ka, me ate cfare ka punuar dhe vepruar ne te kaluaren e tij, nje gje e tille eshte e sigurte. PDK duhet me marre mesim prej LDK’se, nese deshiron qe te vazhdoje te ekzistoje si force politike. Kurse nese vazhdojne me operu – koken ne Hage e trupin ne Prishtine, do te mbesin as ne Hage e as ne Prishtine. Kosova ka nevoje per nje klase te re politike. Ka nevoje per nje opozite te forte politike. Kjo ne fakt ishte edhe ana e vetme pozitive e fitores se LVV’se.

Abdixhiku fitoi në zgjedhet brenda LDK-së, të cilat u mbajën ditën e djeshme.  Ai ka marrë 190 vota nga gjithsej 328 delegatë të pranishëm, duke fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë. Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka marrë 16 vota. Abdixhiku, vetëm 37 vjeç, është kryetari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës që prej krimit të saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni berat buzhala lumir abdixhiku berat buzhala lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 21:39

Kosova, vendi pa asnjë gazetë të shtypur

Në Kosovë janë zhdukur gazetat e shtypura, duke bërë Kosovën vendin e vetëm në rajon dhe Evropë pa ndonjë gazetë të tillë, revistë javore apo mujore, thonë Imer...