Aktualitet

Ka dëmtime në kokë, flet babai i 24-vjeçarit që u hodh nga kati i tretë i spitalit në Elbasan: Më iku nga duart, u tremb

15 Mars 2021, 07:27 Nga DOSJA
Ka dëmtime në kokë, flet babai i 24-vjeçarit që u

ELBASAN– 24-vjeçari që u hodh një natë më parë nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë dëmtime të mëdha në kokë. Dosja.al ka mësuar se i riu tashmë është ztabilizuar dhe po kryen kontrollet e nevojshme në spital.

Babai i të riut me inicialet H.P., ka treguar se i biri i është shkëputur nga duart në momentin që kanë hyrë në spital për të bërë kontrollet. Ai tregon se fillimisht kanë bërë tamponin në një klinikë private dhe më pas janë paraqitur për ekzaminimet shtesë, por fakti që ishte infektuar me Covid-19, e ka trembur 24-vjeçarin.

“Shkuam bashkë në spital. sapo hymë në godinën e analizave, në mënyrë të papritur djali mu shkëput nga duart dhe u hodh. Fillimisht bëmë tamponin dhe më pas erdhëm të bënim ekazaminimet, por është trembur pas përgjigjes,”- tregon i ati.

Ngjarja e rëndë u raportua pasditen e djeshme, por ky nuk është rasti i parë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga lartësitë e  spitaleve ku po kuroheshin, konkretisht katër prej tyre tek “Shefqet Ndroqi” dhe një tek “Infektivi”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu me covid hidhet nga spitali i riu me covid hidhet nga spitali

Sondazh

Poll