Aktualitet

U bë bashkëpuntori i drejtësisë! Merret në mbrojtje familja e Enejt Shytit, ekzekutorit të Behar Sofisë

15 Mars 2021, 08:15 Nga DOSJA
U bë bashkëpuntori i drejtësisë! Merret në mbrojtje

TIRANË– Enejt Shyti, 23-vjeçari i cili ekzekutoi me 25 shkurt biznesmenin Behar Sofia në mes të Tiranës, do të dalë ditën e sotme para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Dosja.al mëson se është marrë në mbrojtje familja e ekzekutorit Shyti, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur krimin e rëndë të ndodhur në 25 shkurt në qendër të Tiranës.

Grupi prej katër personash u vu në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drejt Malit të Zi pas krimit të kryer. Shyti pranoi autorësinë e krimit dhe zbuloi se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha. Ky i fundit ka qenë personi që ka gjetur ndërmjetësin Visha, i cili më pas kontaktoi ekzekutorin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti enejt shyti

Sondazh

Poll