Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në “Laprakë”, arrestohet 20-vjeçari libanez

15 Mars 2021, 08:29 Nga DOSJA
Qarkullonte me armë zjarri në “Laprakë”, arrestohet

TIRANË– Një 20-vjeçar me shtetësi lebaneze, me iniciale M. B., është vënë në pranga pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë qytetarët ata që kanë sinjalizuar uniformat blu për të riun që po qarkullonte me armë.

Sapo kanë marrë sinjalin forcat “Shqiponja” janë nisur drejt rrugës “Lord Bajron”, aty ku ndodhej libazi dhe e kanë kontrolluar. Pasi i kanë pikasur armën e zjarrit, efektivët e kanë dërguar të riun libanez në ambientet e komisariatit nr.3.

I riu akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet libanezi me arme zjarri tirane arrestohet libanezi me arme zjarri tirane

Sondazh

Poll