Aktualitet

13 vite nga tragjedia e Gërdecit, 15 Marsi që u mori jetën 26 personave dhe la mbi 300 të tjerë të plagosur

15 Mars 2021, 07:57 Nga DOSJA
13 vite nga tragjedia e Gërdecit, 15 Marsi që u mori jetën 26

TIRANË– Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2021 shënon plot 13 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta.

Çdo përvjetor të kësaj tragjedie, përveç vitit të shkuar pasi ishim në izolim total, familjarët e viktimave zhvillojnë homazhe te Memoriali i viktimave, në periferi të fshatit Gërdec. Nuk dihet nëse kjo traditë do të përsëritet edhe sot, pasi të mbijetuar e asaj ngjarjeje të rëndë, ende kërkojnë drejtësi për njerëzit që humbën.

Dy vite më parë, familjarët e viktimave përkujtuan të ndjerit e tyre duke zhvilluar homazhe te Memoriali i viktimave.

Në 15 mars të dyja anët e politikës, heshtin….tek tuk është bërë ndonjë status në rrjetet sociale nga ana e Partisë Socialiste, që ka treguar se si ajo tragjedi ishte një krim i shtetit dhe i maxhorancës së asaj kohe, drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me thelb trafikun e armëve dhe municioneve.

Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e gerdecit tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll