Aktualitet

HARTA-LIVE/ Mos dilni pa çadër! Shiu mbërthen territorin e vendit, nis dëbora në Mal të Dajtit, Dibër dhe Bulqizë

15 Mars 2021, 06:56 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Mos dilni pa çadër! Shiu mbërthen territorin e

SHQIPËRI– Reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit! Shqipëria është zgjuar ditën e sotme me shi dhe në disa zona malore edhe me dëborë. Dëbora ka mbuluar Malin e Dajtit mëngjesin e sotëm. Tirana dhe jo vetëm janë të pushtuara nga reshjet e dendura të shiut ditën e sotme dhe temperaturat e ulëta. Temperaturat e ulëta kanë sjellur mjegull në aksin Qafë Thanë-Përrenjas duke sjellur probleme në qarkullimin e makinave.

Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Dibrës. Rrugët nacionale në zonë janë të kalueshme pasi sasia e borës e rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli- Peshkopi ka prani të borës, mirëpo është i kalueshëm pasi nuk ka ngrica.

Po ashtu, Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dëborës. Reshjet e dendura janë regjistruar në Njësitë Administrative, Martanesh, Trebisht, Zerqan dhe në disa zona të tjera, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Meteoalb shton se temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por pasdite, vlerat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Sot vlerat ditore luhaten nga 1 në 12 gradë Celcius. Era do të fryjë mesatare në tokë, por nga mesdita dhe në vijim, era bëhet shumë e fortë në të gjithë bregdetin ku shpejtësia e saj do të arrijë mbi 70 km/h duke shkaktuar stuhi të forta detare dhe dallgëzim mbi 6 balle deri afër mesnatës.

(a.b/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 15 mars 2021 parashikimi i motit 15 mars 2021

Sondazh

Poll