Aktualitet

Kulmi i pandemisë, në QSUT s’ka ujë? UKT u kërkoi të merrnin masa se kishte defekt, asnjë koment nga Ministria e Shënde

14 Mars 2021, 21:55 Nga DOSJA
Kulmi i pandemisë, në QSUT s’ka ujë? UKT u kërkoi

TIRANË– “Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” nuk ka ujë!,”-kështu denoncojnë të afërmit e pacientëve të shtruar në spitalet e QSUT-së kanë denoncuar pranë Dosja.al.

Pas marrjes së informacionit nga brenda godinës, burime të Dosja.al në UKT-në e Tiranës, bënë me dije se në zonën pranë spitalit po kryehin punime. Të njëjtat burime bëjnë me dije se UKT e ka njoftuar paraprakisht QSUT për defektin që kishin pësuar në linjë, në mënyrë që të merreshin masat. Por mesa duket në orët e mbrëmjes uji ka mbaruar edhe nga depozitat.

Për më shumë detaje, Dosja.al tentoi të kontaktonte zyrtarisht me QSUT duke telefonuar në numrat zyrtarë të institucionit. Pyetjet për marrjen e masave dhe mungesën e ujit në depozita nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje zyrtare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mungon uji ne qsut qsut mungon uji ne qsut qsut

Sondazh

Poll