Aktualitet

“Fasada e dalë boje”, gazetari nxjerr gafën e Ramës: Qante në homazhe, por “buzëqeshte” në postim

10 Maj 2019, 14:55 Nga DOSJA
“Fasada e dalë boje”, gazetari nxjerr gafën e Ramës:

TIRANË- Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit ushtarakes që humbi jetën në Letoni, Nëntetare Zarife Hasanaj. Homazhet në nder të së ndjerës Zarife Hasanaj, shënuan momente të dhimshme për të pranishmit, ndërsa ndër të përloturit ishte edhe kryeministri Edi Rama. (Lexo këtu)

Por gazetari Bledian Koka, ka kapur një gafë të bërë nga ERTV, ku videos live të homazheve të kryeministrit nga homazhet në nder të Nëntetare Zarife Hasanaj, i bashkëngjit figurën (emoji-n) e një fytyre të buzëqeshur.

Ai shkruan: “Fasada e dale boje… Qe ketij as nuk i plas fare per ndarjen nga jeta e nentetares se ndjere kjo eshte e sigurte, por zyra e propagandes mund ta kurseje emojion e gezuar ne postimin e ceremonise se homazhe se eshte turp… p.s…I perjetshem kujtimi i Zarifes ???”

Pas kësaj ERTV ka reaguar duke hequr ’emojin’.

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në bazën ushtarake të NATOnë kamp Adazi në Letoni. Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, të cilët u plagosën. Klodian Tanushi, është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Julian Kapaj, e kaloi rrezikun dhe pritet të rikthehet në Shqipëri.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gafa e ramës homazhet per zarife hasanaj rama buzëqesh në postim edi rama gafa e ramës homazhet per zarife hasanaj rama buzëqesh në postim

Sondazh

Poll