Aktualitet

Ditë zie kombëtare, përcillet me lot Zarife Hasanaj, Rama: Do vije si nuse, ike si dëshmore

10 Maj 2019, 07:06 Nga DOSJA
Ditë zie kombëtare, përcillet me lot Zarife Hasanaj, Rama: Do

TIRANË- Zarife Hasana, është përcjellë sot për në banesën e fundit.  Prej orës 10:00, në Pallatin e Kongreseve, u zhvilluan homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta të vendit.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka, ambasadorë dhe përfaqësuesë të NATO ishin në këtë ceremoni, ku iu bënë nderimet e fundit Hasanajt.

Ceremonia ishte e vështirë për familjen, por edhe për politikën. Gjeneral Bardhyl Kollçaku, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama, i lëshuan emocionet për Hasanajn. 

Kryeministri tha se “Zarifja pritej nga familja si nuse me fustan të bardhë, dhe ikën si dëshmore”.

Pas homazheve që u zhvilluan në Pallatin e Kongreseve, në orën 13:00 u mbajt ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.

Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujtë do të ulen në gjysmë shtizë. Në respekt të kësaj dite sot të gjitha institucionet kanë anuluar çdo aktivitet që ka qenë i parashikuar, por gjatë një vëzhgimi nga Dosja.al rezulton se disa institucione nuk e kanë respektuar ditën e zisë kombëtare, duke mos e ulur flamurin në gjysmë shtizë.

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në bazën ushtarake të NATO në kamp Adazi në Letoni. Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, të cilët u plagosën. Klodian Tanushi, është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Julian Kapaj, e kaloi rrezikun dhe pritet të rikthehet në Shqipëri.

(F.g/a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dite zie per zarife hasanaj homazhet per zarife hasanaj zarife hasanaj zarife hasanaj deshmore e atdheut dite zie per zarife hasanaj homazhet per zarife hasanaj zarife hasanaj zarife hasanaj deshmore e atdheut

Sondazh

Poll