Aktualitet

‘Blindohet’ Kakavija, nesër përkujtohet 6-mujori i vdekjes së minoritarit grek Kaçifas

10 Maj 2019, 13:26 Nga DOSJA
‘Blindohet’ Kakavija, nesër përkujtohet 6-mujori i vdekjes

GJIROKASTËR- “Blindohet” pika kufitare e Kakavijës. Dita e nesërme shënon 6-mujorin e vdekjes së minoritarit grek Konstandinos Kaçifas.

Ditën e nesërme do të zhvillohet një takim dhe ceremoni për Vorio-Epirin, si dhe për të përkujtuar Kaçifasin, i cili u vra nga forcat RENEA, më 28 tetor në Bularat. Ceremonia do të zhvillohet në fshatin Delvinaq të Janinës.

Në rrugët e Janinës janë vendosur edhe postera, lidhur me organizimin e këtij takimi.Në ceremoninë e nesërme, pritet të mbajë një fjalim edhe peshkopi i Konicës, i cili njihet si ekstremist dhe anti-shqiptar. Mbetet për t’u parë nëse personat e shpallur “non-grata” nga qeveria shqiptare do të arrijnë që të futen në territorin shqiptar.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje. 

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 mujori i vdekjes se kacifasit gjirokaster kakavije vrasja e konstantinos kacifas 6 mujori i vdekjes se kacifasit gjirokaster kakavije vrasja e konstantinos kacifas

Sondazh

Poll