Aktualitet

Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë, Inez Hajrrulla humbi këmbët nga tritoli 2 vite më parë

10 Maj 2019, 13:21 Nga DOSJA
Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë, Inez Hajrrulla humbi

VLORË- Pas përplasjes së ditës së sotme në qytetin e Vlorës, në afërsi të lokalit në pronësi të Edison Harizajt, të vrarë në 2018-ën, është zbuluar edhe kush ka qenë shënjestër e breshërisë së kallashnikovit.

Burime bëjnë me dije për Dosja.al, se shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi Inez Hajrrulla, 27 vjeç.

Hajrrullaj, dyshohet si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal. Në vitin 2017, atij i është bërë atentat me eksploziv, ku ka humbur të dyja këmbët.

“Ore të vijë njëri të më çojë në spital” ishin fjalët e tij pasi i shpërtheu tritoli në makinë. Sot, pas dy vitesh ai është sërish shënjestër e një atentati.

Dyshohet se shkak është prishja e pazareve të drogës, që sot solli plagosjen e një kalimtari, por mund të rezultonte fatale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet inez harrulla plagosja ne lungomare inez harrulla plagosja ne lungomare

Sondazh

Poll