Aktualitet

Aulon Kalaja: Miqtë ndërkombëtarë na dhanë fjalën, se më 11 maj do të vijnë në protestë

10 Maj 2019, 12:41 Nga DOSJA
Aulon Kalaja: Miqtë ndërkombëtarë na dhanë fjalën,

TIRANË- Gazetari Aulon Bej Kalaja, ka marrë pjesë në takimin që “EDS, Europian Democrat Students” së bashku me Forumin Rinor të Partisë Demokratike te Shqipërisë, zhvilluan ditën e sotme në kryeqytet.

Kalaja shprehet se miqtë ndërkombëtarë na dhanë fjalën, se jo vetëm që do të transmetonin në vendet e tyre këtë situatë, por nesër, më 11 maj, ditë e shtunë, ora 18:30 ata do të vinin në protestë para Kryeministrisë.

Sot kisha kenaqesine te flisja ne takimin qe “EDS, Europian Democrat Students” se bashku me Forumin Rinor te Partise Demokratike te Shqiperise, zhvilluan ne kryeqytet. Student dhe lider te rinj politik nga gjithe Europa dhe te rinj shqiptar, ishin aty, se bashku me liderin e opozites Lulzim Basha.

-Iu drejtova mikut italian, a do t’a pranonte Italia situaten e kanabisit sic po ndodh tek ne, ku po digjen kullota per te mbjelle droge?!

-Iu drejtova mikut anglez, a do t’a pranonte Anglia qe te beheshin zgjedhje pa opoziten?!

-Iu drejtova mikut gjerman, a do t’a pranonte Gjermania qe te vidheshin zgjedhjet dhe te qeverisej nga nje Kryeminister ilegjitim, i lidhur koke e kembe me krimin?!

-Iu drejtova mikut tim maqedono-verior, a do t’a pranonte Maqedonia e Veriut nje marveshje me Greqine, ku kesaj te fundit t’i falnim 12 milje det dhe te pranonin varrosjen e ceshtjes came, ku mbi shqiptaret eshte bere genocid?!

Miqte nderkombetare na dhane fjalen, se jo vetem qe do te transmetonin ne vendet e tyre kete situate, por neser, date 11 maj, dite e shtune, ora 18:30 ata do te vinin ne proteste para Kryeministrise.

Jane 100 studente nga Britania, Gjermania, Italia, Spanja, Cekia, Maqedonia e Veriut, Gjermania”, u shpreh Kalaja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aulon kalaja protesta e opozites 11 maj 2019 aulon kalaja protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll