Aktualitet

Lojërat e fatit/ Ktheu bodrumin në qendër bizhozi, procedohet penalisht i riu në Peshkopi

10 Maj 2019, 13:43 Nga DOSJA
Lojërat e fatit/ Ktheu bodrumin në qendër bizhozi, procedohet

DIBËR– Një 25 vjeçar është proceduar penalisht, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas një pune intensive, vëzhgimi e gjurmimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit i koduar “Monitori”, ku u procedua penalisht shtetasi me iniciale, A.T, 25  vjeç, banues në Peshkopi.

Njoftimi i policisë Dibër:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Monitori”.

Konstatohet dhe goditet 1 rast i  zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

Procedohet penalisht pronari i subjektit.

Policia e Dibrës , në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas i cili dyshohej se në bodrumin e  një apartamenti ushtron në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit,  organizuan  punën  për goditjen e këtij rasti.

Pas një pune intensive, vëzhgimi e gjurmimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit i koduar “Monitori”, ku u procedua penalisht shtetasi :

A.T, 25  vjeç, banues në Peshkopi.  Procedimi  filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qera nga shtetasi i lartpërmendur,  u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet hetimore do ti referon Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës deri në ndëshkimin me ashpërsi të çdo subjekti që tenton të  ushtrojë këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber lojera fati procedohet 25 vjeçari diber lojera fati procedohet 25 vjeçari

Sondazh

Poll