Bota

U fut në grevë për tu transferuar nga burgu, terroristi grek i jep fund pas 65 ditësh: Falenderoj ata që qendruan me solida

14 Mars 2021, 20:40 Nga DOSJA
U fut në grevë për tu transferuar nga burgu, terroristi grek i

GREQI- Terroristi grek, Dimitris Koufontinas ka përfunduar ditën e sotme grevën e tij të urisë. Greekreporter shkruan se Koufontinas i ka dhënë fund grevës pas 65 ditësh. Ai nisi grevën pasi iu refuzua disa herë kërkesa për tu transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Kordhalos.

Anëtari i grupit ekstremist, 17N e ka njoftuar përfundimin e grevës së tij pasi iu përkeqësua shëndeti. Fundin e grevës së urisë, Koufontinas e dha nëpërmes avokatit të tij, Ioanna Kourtovik.

Thirrjet e tij të shumta dhe greva që u fut, ndezi grekët në protesta dhe marshime të shumta që kërkesa e tij të merrej parasysh. Në deklaratën e tij, Koufontinas falenderroi të gjithë personat që e mbështetën dhe tha se do të jetë gjithmonë mbas tyre.

“Bota gjykon ata që dolën në rrugë, por ajo që po ndodh atje është shumë më e rëndësishme sesa arsyeja pse filloi. Përballë forcës së këtyre luftimeve, unë deklaroj, nga ana ime, se me zemrën dhe mendjen time jam atje, midis jush të gjithë,” thuhet në deklaratë

Koufontinas ishte një anëtar kryesor i grupit terrorist 17N dhe aktualisht po vuan 11 dënime të përjetshme për një seri vrasjesh dhe vjedhjesh që ka bërë. Ai kreu 103 grabitje të armatosura të njohura, atentate dhe sulme bombarduese, gjatë të cilave 23 njerëz u vranë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 17n dimitris koufontinas 17n dimitris koufontinas

Sondazh

Poll