Bota

‘Çmontohet’ rrjeti më i madh i kokainës në Madrid! 12 në pranga, sekuestrohen 600 kg kokainë dhe 20 mjete luksoze, pam

14 Mars 2021, 18:59 Nga DOSJA
‘Çmontohet’ rrjeti më i madh i kokainës në

MADRID- Policia spanjolle ka zhvilluar një megaoperacion, duke prangosur 12 persona të cilët akuzohen si anëtarë të bandës më të madhe të drogës në kryeqytet. Policia sekuestroi 600 kilogramë kokainë nga kontrabandistët që u arrestuan, një Ferrari të kuq me vlerë 250,000 euro dhe një arsenal armësh përfshirë një shpatë japoneze.

Po ashtu në banesat e të prangosurve u gjetën dhe seksuestruan gjithashtu edhe rreth 700,000 euro dhe mbi  20 makina të tjera të shtrenjta, përfshirë Ferrarin.

Kreu i grupit ishte një burrë me origjinë marokene, dhe midis të arrestuarve ishte një avokat që kryente punë të ndihmës juridike me pagesë, këshillonte për çështje të pastrimit të parave dhe ekzekutonte transaksione me kokainë. 

Sipas mediave të huaja, anëtarët e bandës përdornin emra të koduar për t’u referuar anëtarëve të tjerë të organizatës ose apartamenteve që përdornin për të ruajtur kokainën. Anëtarët e bandës jetonin në prona luksoze, por nuk ishin punësuar askund për të justifikuar të ardhurat e tyre. 

“Kjo ishte organizata më e madhe e shpërndarjes së kokainës në kryeqytetin spanjoll,“- tha Policia në një deklaratë për shtyp.

Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Kolumbiane dhe arrestimet ndodhën në qytete të shumta spanjolle duke përfshirë Badajoz, Guadalajara, Madrid, Malaga dhe Valencia. Hetimi ndaj tyre nisi në fillim të vitit 2020, në Madrid dhe Malaga dhe u finalizua sot.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota operacioni ne spanje spanje operacioni ne spanje spanje

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 11:44

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...