Bota

TikTok-u mënyra më e re e ekspozimit të mafies italiane

14 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
TikTok-u mënyra më e re e ekspozimit të mafies italiane

ITALI- Rrjeti social Tik Tok është kthyer mënyra më e re e ekspozimit të një personi apo një grupi çfarë do qoftë ai. Dhe këtë gjë e ka bërë edhe mafia italiane Camorra. 24vijesti shkruan se grupi mafjoz Camorra po e përdor TikTok-un për të rekrutuar anëtarë të rinj. Në një video që është hedhur në TikTok duket një grup prej 15 personash të hipur në motoçikleta dhe me simbolin e klanit mafjoz Camorra.

“TikTok është bërë i rëndësishëm për mafien. Regjistrime të tilla, ku shiheshin anëtarë të rinj të klanit, dërgojnë qartë mesazhin: këtu ne jemi bosët “, shpjegon profesori Marcelo Raveduto.

Ndërsa prokurori më i lartë i shtetit i Italisë për çështjet e krimit të organizuar, Frederico Cafiero de Rajo ka thënë se qëllimi i klaneve mafjoze në TikTok është që të tregojnë fuqinë e tyre.

“Është një fenomen që çdo herë e më shumë është parë muajve të fundit. Edhe pse nuk shfaqen skena të dhunshme, qëllimi i tyre është të tregojnë prezencën dhe fuqinë e tyre. Për këtë po i përdorin platformat siç është TikTok,” tha ai.

Ndërkohë që në video të tjera, grupimet mburren me pasurinë që kanë apo me sendet personale dhe veshjet e shtrenjta që kanë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota camorra frederico cafiero de rajo marcelo raveduto camorra frederico cafiero de rajo marcelo raveduto

Sondazh

Poll