Bota

Profil/ Kush është kreu më i ri i LDK-së, nga pasuria deri te shkollimi, ja jeta e Lumir Abdixhikut 

14 Mars 2021, 18:33 Nga DOSJA
Profil/ Kush është kreu më i ri i LDK-së, nga pasuria deri

KOSOVË- Lumir Abdixhiku është zgjedhur ditën e sotme, kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme, Abdixhiku kishte kundërshtar Lutfi Hazirin si dhe Besian Musftafën. Ndërkohë që në garën për kryetar të LDK-së ishte edhe Anton Quni, por u tërhoq nga gara pak para se të niste votimi.

Abdixhiku në zgjedhjet ka marrë 191 vota nga 328 persona të cilët votuan, ndërsa në vend të dytë ka qenë Lutfu Haziri me 116 vota dhe në vend të tretë Besian Mustafa me 16 vota.

Pas numërimit të votave, Abdixhiku ka thënë se janë duke hapur një faqe të re në parti dhe se do të ndjekë rrugën më të mirë për të ringritur LDK-në edhe një hërë siç ka qenë. Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku ka falenderuar edhe dy kundërshtarët e tij në garë, Hazirin dhe Mustafën , ku ka thënë se ishin shembull i kulturës politike.

“Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllime të qarta, për ta kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal… Përgjatë kohës, megjithatë, LDK-ja nuk arriti të mbajë dhe as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj. Ndonëse arsyet për një rënie të tillë mund t’i rendisim dhe përmendim me rend, arsyen e vërtetë dhe të vërtetën e vetme e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja ne duhet të nisim rikthimin tonë të madh”, theksoi Abdixhiku.

Por kush është Kreu më i ri i LDK-së? 

Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 kishte marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Në vitin 2013, ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vitesh hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i ishte bashkuar këtij instituti në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka qenë i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj.

Në vitin 2017, Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dy palë zgjedhje të mbajtura, ai u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë e ka arritur edhe në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.

Në angazhimin e tij parlamentar, Abdixhiku kishte qenë edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Ndërkohë që në stadin personal ekonomik, Abdixhiku numëron të ardhura afro gjysmë milioni euro, ose më saktë 440,000 euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku zgjedhjet ne ldk lumir abdixhiku zgjedhjet ne ldk

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 11:44

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...