Bota

Hoti uron kryetarin e ri të LDK-së: Do të bëjmë të gjithë shumë për Kosovën 

14 Mars 2021, 18:08 Nga DOSJA
Hoti uron kryetarin e ri të LDK-së: Do të bëjmë të

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se të gjithë do të bëjnë shumë për Kosovën si dhe ka thënë se partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njerë-tjetrënpër të mirë të vendit.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së. Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë. Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë. Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

Abdixhiku fitoi në zgjedhet brenda LDK-së, të cilat u mbajën sot.  Ai ka marrë 190 vota nga gjithsej 328 delegatë të pranishëm, duke fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë. Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka marrë 16 vota. Abdixhiku, vetëm 37 vjeç, është kryetari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës që prej krimit të saj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti lumir abdixhiku zgjedhjet brenda ldk avdullah hoti lumir abdixhiku zgjedhjet brenda ldk

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 11:44

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...

Bota 14 Mars 2021, 09:59

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...