Bota

‘O klloshar, jam me astmë!’/ E rëndë në Kosovë, e reja lëvizte me Pitbull pa maskë, Policia përdor gaz lotsjellës,

14 Mars 2021, 19:49 Nga DOSJA
‘O klloshar, jam me astmë!’/ E rëndë në

PRISHTINË– Policia e Kosovës, sot rreth orës 14: 40, është konfliktuar me një të re, e cila po shëtiste qenin e saj Pitbull pa maskë. Sipas mediave vendase, efektivët e Policisë i kishin tërhequr vërejtjen të resë Emina Haxhiu, duke i kërkuar t’i vendosnin maskën, megjithatë ajo kishte zgjedhur që të reagonte në mënyrë agresive.

Në momentin që i kërkuan t’u jepte dokumentin e identifikimit, e reja pretendohet se iu vërsuli qenin, duke bërë që efektivët të përdornin gaz lotsjellës.

“”Kam me iu padit o klloshar. Qeni është 8 muaj, nuk ka pse e mban maskën. Kam të drejtat e mia, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresiviteti. Çfarë ligji o klloshar? Se as nuk shoh, se po të çohem të sakatoj. *i afrohet infermierja. Doktoreshë jam o motër, në QKUK punoj, se di a më njeh? *i drejtohet policit. Kur nuk e di ligjin pse punon Polic, o klloshar,”-dëgjohet në debatin e tyre.

 

Ndërkohë që e reja ka publikuar pamje të saj në rrjete sociale duke u shprehur se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndër të tjera, ajo kishte deklaruar se punon në QKUK dhe vuan nga astma.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves policia e kosoves

Sondazh

Poll