Bota

Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës: Sot nis një rrugëtim i ri politik!

14 Mars 2021, 13:05 Nga DOSJA
Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës: Sot

KOSOVË– Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së të mbajtur sot ka fituar garën për kryetar, në të cilën ishin edhe Lutfi Haziri e Besian Mustafa.

Pas numërimit të votave, ai është ulur në karrigen e kryetarit të LDK-së, ndërsa pranë tij janë ulur edhe Kujtim Shala e Imri Ahmeti. Abdixhiku mbajti një fjalim, ku u shpreh se nga sot nis një rrugëtim i ri politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj.

Ju faleminderit nga zemra për besimin! Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.

Ai u shpreh se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave. 

LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh,”-shtoi ai.

Abdixhiku  ka marrë 190 vota nga gjithsej 328 delegatë të pranishëm, duke fituar me diferencë prej 75 votash prej vendit të dytë. Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka marrë 16 vota. Abdixhiku, vetëm 37 vjeç, është kryetari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës që prej krimit të saj. 

(a.b;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku zgjedhjet brenda ldk lumir abdixhiku zgjedhjet brenda ldk

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 11:44

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...

Bota 14 Mars 2021, 09:59

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...