Bota

Dy persona qëllohen për vdekje nga policia në protestat e dhunshme në Mianmar

14 Mars 2021, 12:13 Nga DOSJA
Dy persona qëllohen për vdekje nga policia në protestat e

MIANMAR– Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Mianmarit, Rangoon, teksa forcat e sigurisë po vazhdojnë shtypjen e protestave kundër puçit ushtarak në këtë shtet.

Të dy viktimat janë qëlluar për vdekje nga policia, raportuan mediat lokale ditën e sotme.

Në videot e publikuara në mediat sociale shihen turmat e njerëzve duke ikur nga policia, ndërkaq dëgjohen edhe të shtëna me armë zjarri.

Protesta, përveç në Rangoo, po mbahen edhe në qytetin Dawei.

Një ditë më parë, katër protestues u vranë në Mandalay,  qytetin e dytë më të madh në Mianmar,  dy protestues u vranë në Pyay dhe një në Twante.

Kombet e Bashkuara kanë thënë javën e kaluar se në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – të paktën 70 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se ushtria mori kontrollin më 1 shkurt.

Më 13 mars, ushtruesi i kryetarit të qeverisë civile të Mianmarit, i cili gjendet në lokacion të panjohur, Mahn Win Khaing Than tha se shteti po kalon nëpër “momentin më të errët”.

Mahn Win Khaing Than është anëtar i partisë së Aung San Suu Kyisë, e cila është arrestuar nga ushtria, së bashku me bashkëpartiakët e saj.

Ne kurrë nuk do të dorëzohemi para ushtrisë së padrejtë, por ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku, duke bashkuar forcat”, tha ai përmes një video-mesazhi të publikuar në mediat sociale. “Misioni ynë do të përmbushet”, shtoi ai.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia vret dy persona protesta ne mianmar policia vret dy persona protesta ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 11:44

Maqedoni e Veriut: Bllokim i punës së Kuvendit

Partitë opozitare shqiptare ASH-Alternativa kanë vendosur që me qindra e mijëra amandamente të vazhdojnë të pengojnë miratimin e ligjeve, pasi insistojnë për da...

Bota 14 Mars 2021, 09:59

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...