Bota

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

14 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

“Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem. Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPDJ-së.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hapet ambasada ne jerusalem jerusalem hapet ambasada ne jerusalem jerusalem

Sondazh

Poll