Bota

E rëndë në Prishtinë! Burri vret gruan dhe më pas veten

14 Mars 2021, 10:04 Nga DOSJA
E rëndë në Prishtinë! Burri vret gruan dhe më pas veten

PRISHTINË– Një grua grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe më pas i dyshuari ka vrarë edhe veten.

Sipas raportimeve të mediave vendase, burri vrau gruan dhe veten me të njëjtën armë, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.

Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni burri vret gruan prishtine burri vret gruan prishtine

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2021, 09:59

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

JERUSALEM– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si ...