Aktualitet

13 Mars 2021, 15:24 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se Enejt Shyti, i arrestuari që ka pranuar tashmë ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia ka edhe një vëlla binjak. E ftuar në “Opinion”, në News 24, Lala tha kjo ka qenë arsyeja që hetuesit e kanë pasur të vështirë që të bënin dallimin.

Sipas Lalës, grupi i hetuesve e ka bërë dallimin mes tyre përmes telefonave të tyre. Gazetarja shtoi se binjakët kishin prindërit e ndarë dhe se autori, Enejt Shyti jetonte me të ëmën në zonën e Brrylit, ndërsa i vëllai me të atin në Krrabë. Pikërisht kjo gjë ka bërë qeë hetuesit të bindeshin se ekzekutori ishte Enejt Shyti e jo vëllai i tij.

“Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit. Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin.

Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Brrylit, ndërsa vëllai binjak në Krrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën. Enejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Krrabë,”- u shpreh gazetarja.

Grupi prej katër personash është vënë në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drjet Malit të Zi pas krimit të kryer. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ernejt shyti klodiana lala leonard xhixha skënder vathi ernejt shyti klodiana lala leonard xhixha skënder vathi

Sondazh

Poll