Aktualitet

Kush është Xhuljano Visha, sekseri që gjeti ekzekutorin për vrasjen e Behar Sofisë është kushëriri i Nazime Vishës, e r

13 Mars 2021, 12:43 Nga DOSJA
Kush është Xhuljano Visha, sekseri që gjeti ekzekutorin për

TIRANE- Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje rezulton se është ndërmjetuesi në vrasjen e Behar Sofisë. Ai është personi që telefonoi Enejt Shytin për ta pajtuar si ekzekutor në këmbim të 50 mijë eurove në vrasjen e Behar Sofisë.

Por kush është Xhuljano Visha?

Xhuljano Visha është një emër i njohur për Policinë, pasi është dënuar me hërët edhe për veprën penale të vjedhjes. Ai është edhe kushëriri i parë i Nazime Vishës, vajza që ekzekutoi më 3 mars të vitit 1994, Fiqiri Muçën, i cili ishte abuzuesi i saj.

E reja e vrau me breshëri kallashnikovi babain e 4 fëmijëve, 4 vite pasi ishte në lidhje intime me të. Ai kishte që prej moshës 14-vjeçare që abuzonte me të. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Ajo kreu 4 vite dhe më pas u fal nga amnistia e presidentit të Republikës.

Por si u zbulua grupi?

Pas ekzekutimit më 25 shkurt 2021 të biznesmenit të përfshirë në trafikun e drogës, Behar Sofia, grupi hetimor rindërtoi skemën e krimit. Në afërsi të Kodrave të Liqenit, policia gjeti rrobat e autorit të dyshuar të vrasjes që përkonin me identikitin e autorit që kreu vrasjen e Behar Sofisë. Më pas u identifikua dhe u bë gjurmimi i tij dhe rezultoi se ai është Enejt Shyti. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nazime visha vritet behar sofia xhuljano visha nazime visha vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll