Aktualitet

Vrasës në Tiranë, bojaxhi në Podgoricë, jeta e dyfishtë e ekzekutorit të Behar Sofisë, përbërja e grupit të vrasësve

13 Mars 2021, 12:07 Nga DOSJA
Vrasës në Tiranë, bojaxhi në Podgoricë, jeta e

TIRANE– Vrasës me pagesë por edhe bojaxhi. Kjo është jeta e dyfishtë e ekzekutorit të Behar Sofisë, Enejt Shyti i cili vrau paraditen e 25 shkurtit me gjakftohtësi, biznesmenin 66-vjeçar Behar Sofia në qendër të Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shyti, 24 vjeçar jetonte me qira në Tiranë bashkë me të ëmën në rrugën “Bardhyl”, ndërsa njihej si bojaxhi, zanat që e ushtronte edhe në Mal të Zi, atje ku u arratis pas krimit.

Ndërkohë që porositësi i atentatit, 54-vjeçari Skënder Vathi i lindur Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 ka rënë pre e një sulmi për jetën. Prishja e një krushqie i solli një vendosje tritoli në biznesin e tij në Fushë-Krujë, ku për fat të mirë nuk pati viktima.

Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë, Leonar Xhixha 30 vjeç dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç janë të dënuar më parë për vepra të rënda penale. Xhixha është i dënuar në vitin 2014 për “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë, pasi donte të ekzekutonte një tjetër person pas një pagese që ka kishte marrë në Bulqizë. Ndërsa Visha është i dënuar për vjedhje.

Por si u zbulua grupi?

Pas ekzekutimit më 25 shkurt 2021 të biznesmenit të përfshirë në trafikun e drogës, Behar Sofia, grupi hetimor rindërtoi skemën e krimit. Në afërsi të Kodrave të Liqenit, policia gjeti rrobat e autorit të dyshuar të vrasjes që përkonin me identikitin e autorit që kreu vrasjen e Behar Sofisë. Më pas u identifikua dhe u bë gjurmimi i tij dhe rezultoi se ai është Enejt Shyti. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha enejt shyti leonar xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll