Aktualitet

Arrestimi i grupit të vrasësve të Behar Sofias, Klodiana Lala paralajmëron: Emra shumë të njohur të botës së krimit dhe

13 Mars 2021, 15:07 Nga DOSJA
Arrestimi i grupit të vrasësve të Behar Sofias, Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar prangosjen e personave të njohur të botës së krimit dhe të biznesit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

E ftuar në “Opinion”, në News 24, Lala tha se nëse grupi hetimor do të mbërrijë tek personi që ka dhënë urdhërin për vrasjen dhe ka punësuar ekipin prej katër personash, do të dalin në skenë emra shumë të njohur të botës së krimit.

“Ky është një grup kriminal, që ka vepruar për interes, pra kundrejt pagesës, por policia dhe prokuroria nuk kanë vajtur ende tek urdhëruesit e vrasjes. Arrestimi i këtyre personave dhe fakti që ekzekutori është penduar dhe ka pranuar krimin është lehtësim i policisë. Ai është bërë tashmë i penduar i drejtësisë. Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të trafikut të heroinës, sepse Behar Sofia ishte një person me shumë dritëhije, kishte lidhje shumë të forta me një grup kriminal, bashkë me të vëllanë. Nëse shkohet tek urdhëruesit, mund të kemi emra shumë të njohur të botës së krimit dhe të biznesit, të cilët mund të shkojnë prapa hekurave,”– tha gazetarja Lala.

Grupi prej katër personash është vënë në pranga 18 ditë pas krimit të ndodhur më 25 shkurt të këtij viti pranë Piramidës në Tiranë. Fillimisht u vu në pranga Enejt Shyti, ekzekutori që ishte arratisur drjet Malit të Zi pas krimit të kryer. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro. Të arrestuarit e tjerë janë Xhuljano Visha dhe Leonard Xhixha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti klodiana lala leonard xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha enejt shyti klodiana lala leonard xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll