Aktualitet

ADN-ja e tradhtoi! Si u zbulua killeri i biznesmenit Behar Sofia, Enejt Shyti harroi rrobat dhe maskën tek Liqeni

13 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
ADN-ja e tradhtoi! Si u zbulua killeri i biznesmenit Behar Sofia, Enejt Shyti

TIRANË-  Enejt Shyti, ekzekutori i Behar Sofisë nuk do të ishte zbuluar dot kurrë, nëse nuk do të ishte ai vetë që do të harronte ose largohej pa zhdukur rrobat me të cilat kreu krimin.

Ai harroi maskën anti-COVID, rrobat dhe biçikletën tek Kodrat e Liqenit nga ku u largua për të shkuar në Malin e Zi ku u fsheh pas vrasjes.

Grupi hetimor i gjeti rastësisht këto sende gjatë kontrolleve për masat anti-COVID, ku policia ka gjetur rrobat tek Liqeni. Në këtë moment është bërë krahasimi i ADN-së së gjetur tek rrobat me atë të të riut pas arrestimit dhe është zbuluar se përkon.

Ai është Enejt Shyti. I riu 24-vjeçar, i papunë në Shqipëri por bojaxhi në Malin e Zi, jeton qira me nënën e tij në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”. Ai akuzohet tashmë si ekzekutori i Behar Sofisë dhe e ka pranuar edhe vetë krimin e rëndë.

Por si u zbulua grupi?

Pas ekzekutimit më 25 shkurt 2021 të biznesmenit të përfshirë në trafikun e drogës, Behar Sofia, grupi hetimor rindërtoi skemën e krimit. Në afërsi të Kodrave të Liqenit, policia gjeti rrobat e autorit të dyshuar të vrasjes që përkonin me identikitin e autorit që kreu vrasjen e Behar Sofisë. Më pas u identifikua dhe u bë gjurmimi i tij dhe rezultoi se ai është Enejt Shyti. Shyti ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka zbuluar se ka marrë porosi për vrasjen nga Skënder Vathi kundrejt një shume prej 50 mijë euro.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti vritet behar sofia enejt shyti vritet behar sofia

Sondazh

Poll