Aktualitet

Siguroi armën e vrasjen e Behar Sofisë, kush është Xhuljano Visha, lidhja me Nazime Vishën, vajza që vrau përndjekësin e

13 Mars 2021, 11:24 Nga DOSJA
Siguroi armën e vrasjen e Behar Sofisë, kush është Xhuljano

TIRANË– 28-vjeçari Xhuljano Visha, është një nga autorët e vrasjes së biznesmenit , Behar Sofia, që u arrestua së bashku me ekzekutorin e biznesmenit Ernejt Shyti, dhe dy të tjerë.

Por kush është Xhuljano Visha, një nga të arrestuari e krimit mafioz.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka qenë Visha, ai që ka  ka siguruar armën e krimit ndërkohë i ka thënë ekzekutorit Shyti se do të përfitonte 50 mijë euro për eliminimin e 66-vjeçarit.

Visha siç bën të ditur dhe policia, ka qenë më parë i dënuar veprën penale të “vjedhjes”. Por emri tij përveçse vrasjes së Behar Sofisë lidhet edhe me një tjetër krim të ndodhru disa vite më parë. Burime për Abcnews bëjnë me dije se Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, e cila vrau abuzuesin e saj.

Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën,  mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Ajo kishte zbrazur ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare plot një breshëri kallashnikovi. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu 4 dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

Sot u arrestuan Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentative dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Të arrestuarit akuzohen për vrasjen me pagesë të biznesmenit Behar Sofia.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nazime visha xhuljano visha nazime visha xhuljano visha

Sondazh

Poll