Aktualitet

U plagos gjatë “luftës” mes dy grupeve në Vlorë, flet burri: Isha duke pirë kafe, plumbat më kaluan afër veshit

10 Maj 2019, 11:59 Nga DOSJA
U plagos gjatë “luftës” mes dy grupeve në Vlorë,

Vlorë- Dajko Cenodemaj, i cili mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave mes dy grupeve në Vlorë është shprehur se është plagosur në këmbë.

Ai ka treguar se ishte duke pirë kafe teksa filloi breshëria e plumbave dhe në një moment tregon se plumbat i kaluan afër veshit dhe fytyrës.  Sipas Cenodemajt në spital e çuan miqtë e tij dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

“Isha duke pirë kafe me 3 shokë. Fillimisht menduam se ishin fishek-zjarre por më pas pamë armë, qëllonin nga të dyja krahët. U futa menjëherë brenda në lokal pasi dëgjova breshërinë e plumbave. Më pas ndjeva që po më dilte gjak,aty shoh që kisha marrë plumb në këmbë . Më kalonin plumbat afër hundës dhe veshit. Në spital më çoi një shok dhe tani jam mirë, ma hoqën plumbin, u shpreh  ai.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dajko cenodemaj plagosja ne vlore rrëfehet dëshmitari dajko cenodemaj plagosja ne vlore rrëfehet dëshmitari

Sondazh

Poll