Aktualitet

Foto/ Puth flamurin dhe qan, ushtria i dorëzon babait të Zarife Hasanajt “amanetin” e fundit

10 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Foto/ Puth flamurin dhe qan, ushtria i dorëzon babait të Zarife

TIRANE– Babait të Zarife Hasanajt, Muharrem Hasanaj iu dorëzua sot flamuri kuqezi, me të cilin ishte mbështjellë arkivoli i 32-vjeçares Zarife Hasanaj.

Babai i Zarife Hasanajt, mes lotëve puthi flamurin ndërkohë që në sfond luhej himni kombëtar.

Ushtria i dha babait ‘amanetin’ e të bijës, e cila humbi jetën për të garantuar paqen dhe sigurinë në Shqipëri dhe në botë.

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe për ushtaraken e vrarë në Letoni, Zarife Hasanaj.

Miq, të afërm, politikanë dhe krerët më të lartë të shtetit kanë vendosur kurora me lule për 32-vjeçaren e shpallur “Dëshmore e Atdheut”. Ajo është përcjellë sot për në banesën e fundit tek varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni homazhet per zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni

Sondazh

Poll