Aktualitet

Do i përjashtohej shoqja se theu derën, studentja merr hak, bojë në kokë rektorit në Shkodër (VD)

10 Maj 2019, 11:19 Nga DOSJA
Do i përjashtohej shoqja se theu derën, studentja merr hak, bojë

SHKODËR– Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës është mbledhur komisioni i Etikës, ku do të merrej vendimi për studentët të cilët thyen derën e godinës së re të fakultetit në Shkodër.

Mirëpo në momentin e mbledhjes së pedagogëve dhe rektorëve, një studente kalon dhe i derdh një shishe me bojë rektorit Adem Bekteshi.

Dosja.al ka siguruar momentin kur studentja i hedh bojën në kokë rektorit. Ajo është filmuar teksa del nga salla dhe nxjerr shishen me bojë dhe ja hedh rektorit në kokë.

Kujtojmë që më datë 3 prill studentët e fakultetit të Shkodrës u ngritën në protestë pasi ende nuk u ishin hapur godinat e fakulteteve të rinj të Juridikut dhe Ekonomikut, që u premtuan se do të hapeshin më datë 1 janar.

Njëra prej tyre theu derën e godinës së re të fakultetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adem bekteshi revolte ne shkoder studentja i derdh ne koke boje rektorit adem bekteshi revolte ne shkoder studentja i derdh ne koke boje rektorit

Sondazh

Poll