Aktualitet

Plagosja në Vlorë, ish-deputetët e PD: Pjesë e strategjisë së Ramës “kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit”

10 Maj 2019, 11:50 Nga DOSJA
Plagosja në Vlorë, ish-deputetët e PD: Pjesë e

TIRANË- Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj, për qargun e Vlorës kanë reaguar pas ngjares së rëndë ku sot u plagos një kalimtar në Lungomare. Shehaj në reagimin e tij në Facebook shkruan se kjo ngjarje është pjesë e strategjisë së Ramës që “kriminelët të hanë kokat e njëri-tjetrit”.

Ndërsa Meçorapaj, ngjajren e lidh dhe me hapjen e sezonit turizstik, duke thënë se kjo ishte plagosja e parë për këtë zezon. “Kjo eshte klima ne Vlore e Shkoder, ne Elbasan e shumekund. Ne kete klime Edi Rama kerkon te zhvilloje edhe zgjedhjet”, shkruan më tej ish-deputetja.

POSTIMI I AGRON SHEHAJT

Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit. Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik. Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi.

POSTIMI I NADA MEÇORAPAJT

Sot sezoni turistik ne Vlore,u hap me nje plagosur. Nje kalimtar, pa lidhje me ngjarjen, provoi ne trup pasojat e rendit te dale jashte kontrollit, te kontrollit te marre ne dore nga krimi, te krimit qe ka kapur timonin dhe tepsine e pushtetit. Kjo eshte klima ne Vlore e Shkoder, ne Elbasan e shumekund. Ne kete klime Edi Rama kerkon te zhvilloje edhe zgjedhjet.

11 maji duhet te na mbledhe ne Tirane. Per t’i thene Jo nje regjimi qe ka humbur kontrollin mbi territorin dhe mbi veten. Qe jetet tona te mos kontrollohen nga rastesia dhe krimi!  Qe Vlora dhe Shqiperia te pushojne, duhet te cojne me pushime Ramen!

Breshëria e plumbave ka terrorizuar banorët e Lungomares në Vlorë, paraditen e sotme. Dosja.al ka mësuar se breshëria e plumbave ka ndodhur në një lokal, të njohur si kompleksi “Oslo” në pronësi të Edison Harizajt. Nga të shtënat është plagosur një kalimtar që ishte duke kaluar rastësisht. I plagosuri është Dajko Cenomemaj, 58 vjeç. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron shehaj nada meçorapaj plagosja ne vlore terror ne vlore agron shehaj nada meçorapaj plagosja ne vlore terror ne vlore

Sondazh

Poll