Aktualitet

Drogë, armë dhe municione drejt Greqisë/ Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë, 11 në pranga (Video)

10 Maj 2019, 10:21 Nga DOSJA
Drogë, armë dhe municione drejt Greqisë/ Shkatërrohet banda

FIER– Katër persona janë arrestuar, ndërsa 7 të tjera janë shoqëruar për në policinë e Fierit, pasi dyshohet se bëjnë pjesë në një grup kriminal që trafikonin drogë drejt Greqisë.

Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Bistricë, teksa personat e grupit të trafikantëve u kapën në flagrancë duke dërguar drejt Greqisë rreth 79 kg hashash.

Droga ishte sistemuar në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L. 41-vjeç, i cili më pas u arrestua. Pas hetimeve të bëra pas këtij arrestimi, u arrestuan dhe u shoqëruan edhe 10 persona të tjerë të cilët dyhsohet se bëjnë pjesë në këtë grup të strukturuar kriminal.

Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se gjithsej janë sekuestruar 145.6 kg  lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”, 4 automjete te markave te ndryshme, një sasi vlerash monetare, 14 aparate  celularë me kartat sim  të markave të ndryshme, 3 amë zjarri dhe municione luftarakë.

Në pranga ranë 4 persona banues në Fier: E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç.

Ndërsa u shoqëruan 7 personat e tjerë: P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç,  të tre banues në banues në Patos-Fier dhe shtetasit A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç  dhe  G.S., 27 vjeç, të katërt banues në Fier.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor  antidrogë i koduar   “BISTRICA 2019”, për goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. Goditet një Grup i Strukturuar Kriminal për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë

Arrestohen dhe ndalohen 11 pjesëtarë të këtij grupi. Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër ku gjatë kontrollit ju gjetën armë e municione.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në  bashkëpunim me Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë dhe Fier, si dhe  me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar  “BISTRICA 2019”.

Gjate këtij Operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit;

E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç,  të katërt banues në Fier.

Si dhe u ekzekutuan urdhërat e ndalimit për  shtetasit;

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 05.04. 2019,  në P.K.K. Kapshticë,  është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnje, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë  kg  lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota”  që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e  veprave penale ”Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit  u arrestua në Mallakastër dhe  shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi  gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve  të zhvilluara   në tërësi  u  sekuestruan:

             145.6 kg  lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;

             4 automjete te markave te ndryshme;

             Një sasi vlerash monetare

             14 aparate  celularë me kartat sim  të markave të ndryshme.

             3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 persona droge drejt greqise shkaterrohet banda shqiptare arrestohen 11 persona droge drejt greqise shkaterrohet banda shqiptare

Sondazh

Poll