Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Vlorë, gjendet një tjetër makinë e djegur, me dy kallashë brenda

10 Maj 2019, 10:46 Nga DOSJA
Përplasja me armë zjarri në Vlorë, gjendet një

VLORË– Janë zbuluar detaje të reja rreth përplasjes me armë zjarri që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Dosja.al mëson se është gjetur një tjetër makinë e djegur me dy kallashë brenda dhe dyshohet se u përket autorëve të sulmit që lanë një kalimtar të plagosur, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Bëhet me dije se policia është vënë në ndjekje të tre autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt kodrave të Babicës. 

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë në afërsi të kompleksit Oslo, që njihet si lokali i Edison Harizajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 7 nëntor 2018 në një atentat në Durrës.

Autorët ndodheshin në dy makina dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin, duke plagosur gabimisht një kalimtar. Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të plagosjes.

I plagosuri me inicialet D.C, ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet makine e djegur plagosja ne lungomare vlore makine e djegur plagosja ne lungomare vlore

Sondazh

Poll