Aktualitet

Sot nis vaksinimi i mësuesve në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, Rama: Vaksina e AstraZeneca-s është e sigurtë, d

13 Mars 2021, 10:58 Nga DOSJA
Sot nis vaksinimi i mësuesve në shkollën “4

TIRANË– Ka nisur sot procesi i vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët. Arsimtarët e parë që do të vaksinohen janë mësuesit e shkollës “4 dëshmorët” në kryeqytet. Para nisjes, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogera Manastirliu shkuan për të parë nga afër procesin, ndërsa kryeministri deklaroi se është optimist për një proces masiv vaksinimi që do të nisë në Shqipëri.

Rama tha se vaksina AstraZeneca që ka mbërritur dje në Shqipëri është e sigurtë, ndërsa shtoi se në vijim do të vijnë të tjera sasi të konsiderueshme. Rama tha se AstraZeneca në ndryshim nga Pfizer, e ka më të gjatë kohën e marrjes së dozës së dytë, dhe kjo do të japë mundësinë për një vaksinim më të gjerë, përfshirë këtu të gjithë pensionistët. 

Kryeministri komentoi shkurtimisht edhe përplasjet e djeshme pranë Frymës së Re Demokratike, ku e konsideroi presidentin Ilir Meta, një njeri me “çrregullime të dukshme”. 

Shqipëria mori dje 38.400 doza AstraZeneca. Kryeministri tha dje se vaksinimi do të bëhet nëpër shkolla, ndërsa shtoi se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer.

Teksa bota është e ndarë për përdorimin e kësaj vaksine, Shqipëria është e vendosur për ta aplikuar AstraZenecën në çdo grupmoshë. Përtej shqetësimit se vaksina shkakton komplikacione, dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sqaroi se vaksina është e sigurtë dhe se nuk ka prova se mpiks gjakun.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi i mesuesve vaksina astrazeneca ne shqiperi edi rama nis vaksinimi i mesuesve vaksina astrazeneca ne shqiperi

Sondazh

Poll