Aktualitet

Atentati ndaj Gjon Menës në Kamëz, GJKKO lë në burg të ‘fortin’ e i Myslym Shyrit, Gjergj Cukalin dhe dy vëllezërit

13 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
Atentati ndaj Gjon Menës në Kamëz, GJKKO lë në burg

TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në burg Gjergj Cukalin, i njohur si ‘i forti’ i Myslym Shyrit në Tiranë është lënë në burg, i cili  akuzohet se është porositës i atentatit të Gjon Menës, që për fat të keq të tijin dështoi.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në burg janë lënë edhe dz vëlleyërit Enver dhe Edmond Jakimit, të cilët morën para nga Cukali, në këmbim të ‘kokës’, së Menës.

Gjergj Cukali, arrestua para disa ditësh, pasi akuzohet se u ka dhënë para dy vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimit, në këmbim të ‘kokës’ së Menës. Fillimisht ai u ka dhënë 10 mijë euro që vëllezërit të blinin një makinë të llojit “Fiat” për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij. Ndërsa 30 mijë euro të tjera do t’i merrnin pasi të kryenin ‘punën’. Por Mena, i njohur edhe me emrin Altin Xhuxham shpëtoi vetëm me disa plagë në këmbë.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMË X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptareNë 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali edmond jakimi enver jakimi gjergj cukali

Sondazh

Poll