Aktualitet

Dosja “Shullazi”, Arta Marku: Disa prokurorë s’e morën përsipër, për presione s’jam informuar

10 Maj 2019, 10:42 Nga DOSJA
Dosja “Shullazi”, Arta Marku: Disa prokurorë s’e

Tiranë- Për shkak të disa dosjeve, akuza të shumta janë hedhur në drejtim të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. E ftuar në “Open nga Eni Vasili”, ajo u pyet për hetimet e dosjes së shumëpërfolur “Shullazi”.

Ajo nuk ka qenë e pranishme dhe pavarësisht se mori informacione për debate me tone të ashpra, por jo për konflikt fizik. Pas kësaj nisi hetimi disiplinor për 10 prej tyre, përfshi 3 të rëndësishëm, njëri prej të cilëve kandidon sot përballë saj për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas saj, për shkak të natyrës së çështjes, u stepën dhe nuk e morën përsipër. Por a kishte presion nga Shullazi? “Për presione të kësaj natyre nuk jam informuar asnjëherë”, tha Marku.

Hajdarmataj, Çela dhe Muhametaj u transferuan në Pogradec, Berat dhe Pukë.

“Këto nuk janë masa, por transferime të përkohshme në bazë të dispozitës që ju lexuat në fillim të emisionit, me qëllim që të funksionojë sistemi. Prokuroritë ku ata u transferuan kishin bërë kërkesa për shtim personeli përkohësisht për shkak ngarkese”, tha Marku.

Sipas leximit të Markut të dispozitës në fjalë, ato nuk ishin transferime, por caktime të përkohshme, gjë që nuk ia ndalon askush Prokurores së Përgjithshme.

Prokurorët në fakt nuk kundërshtuan shortin, por procedurën. Këtë, Marku e quan lojë fjalësh, pasi ata e dinin se ata ishin aty pikërisht për hedhjen e shortit.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku emiljano shullazi stepja e prokurorëve arta marku emiljano shullazi stepja e prokurorëve

Sondazh

Poll