Politike

U përplas me policinë, Dash Shehi: Popull, po nuk reaguat kundër Ramës jeni dele, gjatë 45 ditëve do të ketë episode të

13 Mars 2021, 06:46 Nga DOSJA
U përplas me policinë, Dash Shehi: Popull, po nuk reaguat kundër

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar incidentin që ndodhi ditën e djeshme në zyrat e FRD-së, ku në përplasje me policinë bashkiake, u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta.

Shehi, në një komunikim që ka bërë me ndjekësit në “Facebook”, është shprehur se gjesti që bëri sot Presidenti Ilir Meta duke u përplasur me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së nuk ishte pozicioni më i mirë që mori, por e justifikon me faktin që sipas tij, mbrojti më të dobëtin.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ngjarja e djeshme është një truk i Kryeministrit Rama duke paralajmëruar se në 45 ditët e mbetura përpara zgjedhjeve do të ketë shumë episode të tilla. Me tej ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të reagojnë ose përndryshe do të jemi “dele”

“A ishte pozicioni më i mirë ai që ka marrë Meta sot me atë gjest? Unë gjykoj që jo, por ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq. Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie se i duhen bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah. Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një shat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk. Duhet të reagojmë ndaj kësaj të keqe, ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele, se delet nuk reagojnë kur hyn ujku në vathë dhe kap atë që ka më afër, ata të tjerat vazhdojnë hanë bar. A është e mrekullueshme kjo opozitë? Jo, njerëz jemi. Ne nuk jemi klubi i engjëjve. Por në krahasim me Edi Ramën është një diferencë e madhe” deklaron Shehi.

Mesditën e djeshme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll