Politike

Si asnjëherë më parë, Dashamir Shehi gjen mënyrën për të biseduar me qytetarët, bën për herë të parë LIVE në Face

12 Mars 2021, 21:10 Nga DOSJA
Si asnjëherë më parë, Dashamir Shehi gjen mënyrën

TIRANË– Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, i cili ndodhet i 13-të në listën e PD-së në Tiranë, mbërmjen e sotme ka zgjedhur një mënyrë se si të bashkëbisedojë me qytetarët.

Mbrëmjen e së premtes Shehi si asnjëherë më parë, është shfaqur në një VIDEO LIVE me ndjekësit e tij në Facebook.

Ai ka thënë se do të jetë një eksperiencë e re, duke sqaruar se do të vijojë të komunikojë online me qytetarët për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku nuk lejohen grumbullime më shumë se 10 persona.

Shehi tha se do të ishte hipokrizi po të mos e pranonte se ka hyrë në rrjete sociale për të qenë më afër elektoratit, ndërsa shtoi se ajo që kanë më shumë nevojë shqiptarët është shteti.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Miq e shokë e dashamirës. Po hap këtë lloj rubrike të re. Një lloj eksperience që nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të përshtatemi. Aq më tepër që në këtë vit të pandemisë kemi nevojë, në rrethana të reja do ishim diku duke biseduar. Tani nuk është e mundur do përshtatemi me rrethanat e reja” – tha Shehi ndër të tjera.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehu dashamir shehu

Sondazh

Poll