Politike

“Basha lider me cilësi perëndimore, do sjellë zhvillimin!”/ Grida Duma: Në lista kandidatët të përfaqësohen

12 Mars 2021, 22:20 Nga DOSJA
“Basha lider me cilësi perëndimore, do sjellë

TIRANË- Kandidatja e PD për Tiranë, Grida Duma, ka thënë se kryedemokrati Lulzim Basha, është politikani më perëndimor dhe racional që ka Shqipëria. Në një intervistë për emisionin “Pa Protokoll”, Duma tha se Berisha arriti të ndërtonte një PD të balancuar duke bërë të gjitha shtresat bashkë.

Ajo ka folur edhe në lidhje me listat, ku tha se ajo do të preferonte që kandidatët  të përfaqësoheshin me emra dhe jo numër në mënyrë që të secili të mbajë përgjegjësinë e tij dhe të mos ketë ngatërresa për votuesin.

“Unë mendoj padyshim doktor Berisha është ai që është për të gjithë ne, mënyra se si e ka ndërtuar PD deri në kryesimin nga Basha është një lloj shkolle politike. Këto janë njerëz që bëhen vetë pasi intuita e tij e lindur për të bashkuar bashkë disa shtresa që nuk bëheshin bashkë është një lloj shkolle, trashëgimia e tij e plotë është mënyra se si i ka balancuar. Basha ka avantazhin për të qenë shumë racional, tipologjia perëndimore e kryesimit. Nuk kam parë një etik protestante të tillë, nëse nuk e kemi me dokumente plotësisht ne nuk flasim për këtë fakt dhe kjo vlerë e Bashës do të sjellë shumë zhvillim Shqipërisë. Për mua kjo nuk është hapje liste, por ti fusësh të gjithë në sherr me të gjithë.  Për mua është gjë e mirë që votohen sot emrat pasi i vë para përgjegjës. Numri është problematik sidomos për zonat rurale ku nuk mbahen mend dhe mund të ngatërrohen.  Zgjidhja duhet të jetë me emër”, tha Duma.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll