Politike

Bullizmi i Ramës ndaj opozitës/ Vangjel Dule: Ai nuk është i përgatitur për humbje, figura e tij është e fundosur, frika

12 Mars 2021, 21:00 Nga DOSJA
Bullizmi i Ramës ndaj opozitës/ Vangjel Dule: Ai nuk është i

TIRANË– Kandidati për deputetë për Partinë Demokratike, Vangjel Dule ka komentuar në lidhje me montazhet që bëri dy ditë më parë, ku krahasoi depuetët e PS-së dhe PD-së, ku nuk mungoi as fjalori denegrues ndaj këtyre të fundit. 

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Dule tha se Rama është në gjendje paniku dhe sipas tij tashmë po frikësohet nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 

Ndër të tjera ka thënë se Rama nuk është i përgatitur për humbje, duke shtuar se figura e tij është e fundosur.

“Ajo frymëmarrje dëshmon gjendjen emocionale dhe ajo është gjendja e panikut. Unë kam preferuar që Zotërinë e tij ta përballoj në parlament, ndërsa ai preferon të më përballojë me monologje. Ai preferon që të sulmojë kundërshtarët e tij në praninë e njerëzve të vet apo në studiot si ajo që po xhiron kohët e fundit. Në këto kohë, kundërshtari i Z. Rama është Z. Basha. Ai shmang me çdo kusht ballafaqimin me Bashën. Më e rënda ka qenë kur humbi me Bashën në vitin 2011. Është aspekti më negativ në jetën e një politikani. Ai nuk është i përgatitur për humbje. Unë besoj se njerëzit e mendueshëm janë të gjithë shumë të zhgënjyer. Në vlerësimin e tyre, figura e tij është e fundosur. Qytetarët duhet të distancohen, ne kërkojmë një shtetar në këto zgjedhje”, tha Vangjel Dule.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike vangjel dule vangjel dule

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 18:48

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...