Politike

PËRPLASJA/ Mazniku: FRD është lajmëruar 6 muaj për lirimin e zyrave. Koka: I takojnë me ligj, gënjeni

12 Mars 2021, 22:15 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Mazniku: FRD është lajmëruar 6 muaj për

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z.Arbian Mazniku ka treguar se Fryma e Re Demokratike është lajmëruar gjashtë muaj më parë për lirimin e zyrave. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Mazniku tha se duke qenë se bahskia ka pasur probleme me zyrat, është njoftuar e dhe FRD-ja që të bëjë lirimin e tyre.

Në këtë moment u përplas me gazetarin Bledian Koka, pasi ky i fundit tha se Mazniku po gënjen pasi zyrat FRD-së i takojnë me ligj.

Pjesë nga biseda:

Arbian Mazniku: Prej 6-muajsh, pas tërmetit, duke qenë se bashkia ka patur probleme me zyrat

Bledian Koka: Cilat zyra?

Arbian Mazniku: Te 6-katëshi, tek Zogu I

Bledian Koka: Çfarë problem kanë ato?

Arbian Mazniku: Është dëmtuar

Bledian Koka: Për çfarë përdoren ato zyra, për çfarë shërbimesh, çfarë ëhstë kjo super administartë që ju dashkan juve zyrat e gjithë Tiranës për të mbajt njerëzit?

Arbian Mazniku: Kur të bëjmë një emision për këtë punë, bëj një investigim…Iu është çuar kërkesë disa forcave politike, të cilat ishin duke shfrytëzuar hapësira të bashkisë në tejkalim të ligjit, në godina të ndryshme. Disa parti të cilat nuk kanë 1% në zgjedhjet e fundit iu është kërkuar që të lirojnë vendin.

Bledian Koka: Marrim mesataren… Në 2019-ën 1.3%

Arbian Mazniku: Në zgjedhjet parlamentare të fundit… lexoje ligjin

Bledian Koka: Ligji e thotë qartë para ‘Kanë të drejtë të kenë edhe partitë e së cilave në 3 vitet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1%’

Arbian Mazniku: Pse merr 2019-ën? Pse gënjen? Pse raporton keq mo, se je gazetar?

Bledian Koka: Se kush është gënjeshtar dhe kush është mashtrues në këtë vend e di i madh e i vogël, por cinizmi për dy zyra që paska FRD-ja dhe ju do fusni dynjanë atje, nuk ka paciptësi më të madhe që të merresh me këtë..

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbian mazniku bastisen zyrat e frd ne tirane bledian koka arbian mazniku bastisen zyrat e frd ne tirane bledian koka

Sondazh

Poll