Politike

Përplasja e Metës me efektivët e policisë bën ‘bujë’ në mediat serbe: Kaos në Shqipëri! Sherri mes Presiden

12 Mars 2021, 20:29 Nga DOSJA
Përplasja e Metës me efektivët e policisë bën

SERBI– Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi përplasjes së Presidentit Ilir Meta me efektivët e Policisë Bashkiake, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme, në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike. Konkretisht, Novosti.rs shkruan se kjo përplasje ka ardhur si pasojë e konfliktit të vazhdueshëm mes Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas mediat serbe, Meta ka akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama.

“KAOSI I PËRGJITHSHËM NË SHQIPRI: Presidenti Meta u përplas me policinë, duke arritur kulmin në një përplasje me Kryeministrin Rama. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me policinë, e cila u përpoq me forcë të hynte në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike, duke akuzuar agjencitë e zbatimit të ligjit se punonin ekskluzivisht në interes të Kryeministrit Edi Rama. Meta vuri në dukje se ai e konsideron përpjekjen e policisë shqiptare për të hyrë në mjediset e partisë si një grusht shteti. Zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë do të mbahen në 25 Prill,”– shkruan media serbe.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.

FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. Përplasjeve ju bashkuan më tej edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Turmës ju bashkua edhe djali i Ilir Metës, Besarti, i cili me maskën e LSI-së të vënë, qëndronte në hyrjen e zyrave të FRD-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 18:48

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...

Politike 12 Mars 2021, 17:38

TIRANË – Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike...