Aktualitet

”Nuk përballojmë dot faturat e dritave rreth 100 mijë lekë të vjetra”/ Pensionistët në kufijtë e mbijetesës: Nuk bl

12 Mars 2021, 22:04 Nga DOSJA
”Nuk përballojmë dot faturat e dritave rreth 100 mijë

TIRANË- Pensionistë kanë treguar se pensioni që marrin në muaj, nuk u mjafton dhe jetesa e kujdesi shëndetësor për ta është i papërballueshëm.

Në një intervistë që kanë dhënë për “Ekonomi Plus”, kanë thënë se bëjnë një jetë të vështirë dhe se pensionet e tyre kanë mbetur në vendnumëro. Në pamundësi për të paguar faturat e shtrejta, ata shprehen se shpesh janë të detyruar që të kursejnë edhe ushqimin.

“Edhe mishi është i shtrejtë mendoj mos ta blejë. Nuk përballojmë dot faturat e dritave rreth 100 mijë lekë të vjetra. Edhe shëndetësia shumë e shtrejtë, analizar dhe ilaçet na kushtijën shumë.”– ka thënë një pensionist

“Pensionin në fillim u tremba se si do dalim, dhe pensioni më ra mirë në krahasim duke menduar për kohën që ishim. Ne marrim së bashku me bashkëshortin por jeta nuk përballohen. Që nga sallata dhe deri te mishi që kushton 9 mijë lekë, ndonjëherë nuk marrim. Pensioni ynë ikën vetëm për driat, ujin dhe internetin”– thotë një tjetër pensionist.

Pensionistët shpehen se ndihmohen nga djemtë dhe vajzat që i kanë jashtë shtetit, të cilët u dërgojnë para. 

“Me pensionet që kemi është shumë vështirë nëse çunat nuk do më sillnin ndonjë lekë muaj pas muaji.”- thotë një tjetër pensionist.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pensionistet ne shqiperi pensionistet ne shqiperi

Sondazh

Poll