Përplasjet te FRD/ Meta publikon videon nga protesta e 2 marsit: Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI e DREJTËSI
12 Mars 2021, 19:13Nga DOSJA
TIRANË– Presdienti Ilir Meta, ka reaguar sërish pas incidentit të sotëm që ndodhi tek zyrat e FRD-së.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta krahsa një video nga protesta e 2 marsit 2020, ku Presidenti mblodhi në kryeqytet mijëra qytetarë për mbrojtjen e Kushtetutës, shkruan se kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri e drejtësi, ndërsa kur populli ka frikë nga qeveria ka tirani.
“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.”- shkruan Meta.
Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në fjalën e mbajtur sot në Forumin Ekonomik të Tiranës shprehu shqetësimin për korrupsionin në gjyqësor dhe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë Kosovës që të sjellë mjekët e spitaleve Covid për t’i vaksinuar me dozën e parë anti-Covid. I pranishëm në Ri...
TIRANË– 38 mijë e 400 doza vaksinash anti-Covid të kompanisë Astazeneca kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, bashkë me minis...
Politike12 Mars 2021, 18:48
TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...
TIRANË-Vojo Bregu, kandidat i LSI për këto zgjedhje ka deklaruar se bashkia e Vorës nuk ka më buxhet për rindërtimin. Në studion e Radar Informativ me Joni...
TIARANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga largimet e padrejta nga puna është 130 milionë euro.N...
TIRANË– Zyrat e Frymës së Re Demokratike janë pa energji elektrike. Vetë Sali Shehu, kreu i kësaj partie, në një intervistë për “AbcNews”, tha se ndodhet n...
SHQIPËRI – 15 marsi i këtij viti shënon 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Bob Hand, kë...
Politike12 Mars 2021, 17:38
TIRANË – Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike...
BURREL- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Bulqizë, ku gjatë fjalës së saj ka thënë se nëse vijnë në pusht...