Politike

Mbërritja e vaksinave nga Astrazeneca, Rama ftesë Kosovës: Sillni mjekët e spitaleve Covid, t’i vaksinojmë që nesër në

12 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
Mbërritja e vaksinave nga Astrazeneca, Rama ftesë Kosovës: Sillni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë Kosovës që të sjellë mjekët e spitaleve Covid për t’i vaksinuar me dozën e parë anti-Covid.

I pranishëm në Rinas ku priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Rama tha se që nesër, bluzat e bardha të Kosovës mund të vijnë në Kukës për të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

“Nesër ne do nisim menjehër vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera. Jemi gati nga dita e nesërme të organizohemi së bashku me Kosovën për tu dhënë mundësi mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, duke filluar me atë të Prishtinës, i presim në Kukës. Nuk besoj të ketë mungesë dëshira nga ta. Edhe në Kosovë duhet të thyhet kjo mungesë e tmerrshme e dozës së parë. Më pas edhe Kosova do të ketë dozat e saj,”- tha Rama.

Sot mbërritën 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca. Kryeministri ka deklaruar se këto vaksina do të përdoren për mësuesit dhe pedagogët. Kreu i qeverisë ka deklaruar se deri në fund të muajit mars do të ketë vaksinuar çdo bluzë të bardhë dhe një pjesë të mirë të të moshuarve, por ritmet e vaksinimit kanë ardhur në rënie ditët e fundit.

Astrazeneca është një vaksinë që ka shfaqur probleme në shumë shtete të botës, por kryeministri Rama tha një natë më parë se në vendin tonë do të vijë një seri tjetër, pa probleme dhe që është e përdorshme për të gjitha moshat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 18:48

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...

Politike 12 Mars 2021, 17:38

TIRANË – Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike...